×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tre ditë në ishull pa ushqim, shenja që shpëtoi holandezin

    Insajderi
    23 August 2023 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shtetas holandez përfundoi në një ishull të shkretë, pa ushqim dhe ujë, pas mbytjes së anijes për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Ngjarja ka ndodhur në Cay Sal në Bahamas.

    Ai u shpëtua pas 3 ditësh nga një ekuipazh ajror amerikan, falë shkrimit ‘SOS’ në rërë. Një tjetër ekuipazh ajror i USCG Miami hodhi furnizimet duke përfshirë ushqim, ujë dhe një radio. Me radio, burri i tha ekuipazhit se kishte mbetur i bllokuar në ishull për tri ditë, pasi varka e tij me vela ishte bërë jofunksionale. 

    Ekuipazhi i USCG Cutter Paul Clark e shpëtoi burrin nga ishulli dhe e transportoi atë në Forcën Mbrojtëse Mbretërore të Bahamas shëndoshë e mirë. ‘Ne jemi krenarë që kemi shpëtuar jetën e këtij njeriu. Ky rast shërben si një shembull pse duhet të keni pajisjet e duhura të sigurisë në anijen tuaj’, tha roja bregdetare.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark