×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Me këto tri gabime ju po i “rrisni” faturat e ngrohjes

    Insajderi
    27 February 2024 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ekspert enterieri ka zbuluar tre “gabimet” që njerëzit bëjnë në dekorimin e shtëpive të tyre, të cilat ndikojnë në mënyrë jodirekte në “rritjen” e faturave të ngrohjes.

    Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra se si mund të evitoni qarkullimin e lirshëm të nxehtësisë, në mënyrë që të kurseni më shumë energji, shkruan Express.co.uk.

    Por cilat janë gabimet që ndikojnë në infrastrukturën e shtëpisë që “fryjnë” faturat e energjisë. Këto janë tre prej tyre.

    Mos vendosja e tepiheve në zonat ku qarkulloni më së shumti në shtëpi

    Sipas, Brian Dillon, gabimi i zakonshëm që mund të ndikojë ndjeshëm në faturat e ngrohjes është neglizhimi i përdorimit të tepiheve.

    “Qilimat, edhe ato të hollë që nuk kushtojnë shumë, mund të veprojnë si izolues, duke ruajtur nxehtësinë dhe duke e penguar atë të dalë nga dyshemetë e zhveshura”, tha ai.

    Kjo do të ndihmojë për të mbajtur në mënyrë efektive nxehtësinë dhe për të zvogëluar nevojën për ngrohje, duke kursyer faturat e energjisë. Për më tepër, shtimi i një qilimi në një shtëpi mund të ndihmojë që shtëpia të duket më mikpritëse.

    Përdorimi i roletave në vend të perdeve.

    Zgjedhja e roletave kundrejt perdeve mund të duket si një ide e mirë për sa i përket reduktimit të hapësirës, por mund të ndikojë në shpenzimet e ngrohjes, sipas profesionistit.

    Roletat ofrojnë izolim minimal, veçanërisht nëse familjent nuk i kanë të cilësisë së mirë.

    “Si rezultat, temperaturat tuaja të brendshme do të luhaten më shpejt, duke rritur nevojën për të rritur ngrohjen brenda shtëpisë”, pohon eksperi i interierit.

    “Për efekt më të mirë, provoni të përdorni perde termike ose perde normale pasi ato ofrojnë izolim më të mirë shtesë dhe rrisin efikasitetin e energjisë”.

    Keni vendosur mobiljet afër radiatorëve

    Sipas Dillon, vendosja e mobiljeve afër radiatorëve është një zgjedhje e gabuar.

    “Në rast se e bëni këtë do të pengoni qarkullimin e nxehtësisë, duke shkaktuar joefikasitet në sistemet e ngrohjes dhe duke çuar në konsum më të lartë të energjisë”, potencoi ai.

    Sipas tij, ju duhet që të lejoni që ajri i ngrohtë të rrjedhë lirshëm në të gjithë dhomën. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark