Titulli i kampionit në Serie A për Milanin dje gëzoi shumë tifozë, mirëpo një gëzim akoma më të veçantë kishte legjenda e klubit, njëherësh edhe drejtori sportiv, Paolo Maldini.
Ai ngriti trofeun e 19-të të kampionit për “Rossonerët” së bashku me djalin e tij 20-vjeçar, Daniel Maldini.
Mirëpo, nuk janë vetëm këta të dy nga familja Maldini që kanë arritur të fitojnë trofeun e kampionit në Serie A me skuadrën kuq e zi.
Ishte babai i Maldinit ai që i pari e filloi traditën. Çezar Maldini ka arritur të fitojë plotë katër trofe të kampionit me skuadrën e Milanit, duke nisur kështu historinë e kësaj familje.
Daniel Maldini ishte gjenerata e treta nga familja Maldini që ka arritur të shpallet kampion me Milanin, teksa është shprehur se do të qëndrojë te klubi për të vazhduar traditën e familjes.