Mërgim Pefqeli, Hasan Hyseni dhe Gentrit Dumani do të jenë lojtarë të FC Prishtina.
Siç mëson “Livesport”, treshja e FC Malishevës kanë finalizuar marrëveshjen me kryeqytetasit, derisa pritet vetëm zyrtarizimi.
Këto pritet edhe të jenë transferimet e para te bardhekaltrit, në një epokë të re të filluar nën urdhërat e Ismet Munishit.
Kujtojmë që edicionin e kaluar, Malisheva siguroi qëndrimin në Superligë, vetëm pasi mposhti FC Vushtrria në barazh.