Malisheva ka shkruar historinë, duke arritur që të sigurojë inkuadrimin në Superligë për herë të parë, shkruan Insporti.
Pas kësaj arritjeje, dhe natyrisht, edhe paraqitjeve fantastike individuale, tre lojtarë të FC Malishevës kanë marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës,
Albion Rrahmani, Donart Vitija dhe portieri Flamur Gashi janë tre lojtarët që i janë bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, grup mosha U-21.
Lajmin për TV Malisheva e ka konfirmuar kryetrajneri i FC Malishvës, Arsim Thaçi.