×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Tre mijë euro për punësim në burg/ Gjykata lë në burg dy sekseret e arrestuar

    Insajderi
    09 June 2023 - 19:14

    Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 2 sekserët që premtonin punësim në këmbim të shumave monetare në në sistemin e burgjeve. Në seancën e së premtes, gjykata vendosi masën e “arrestit në “, për Agron Ballën e Klodian Gjeçin të arrestuar me urdhër të prokurorisë së posaçme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

    Agron Balla dhe Klodian Gjeci në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se I kërkuan 3 mijë euro një personi për ta punësuar pranë strukturave në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Mësohet se një nga të arrestuarit më konkretisht Klodian Gjeci, ishte shofer i një ish-zyrtari të lartë. Referuar hetimeve ata janë arrestuar pasi kundrejt një rryshfeti prej 3 mijë eurove, i kishin premtuar punësim një qytetari në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

    Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sektretit hetimor. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, nën hetim janë edhe ish-zyrtarë të drejtorisë së burgjeve pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me dy të arrestuarit./abcnews.al

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark