×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tre muaj nga premtimi i Kurtit se do t’i dal në ndihmë zonave të prekura nga vërshimet – ende asnjë cent nga Qeveria

    Insajderi
    25 April 2023 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre muaj pas vërshimeve që goditën disa zona të Kosovës ende Qeveria nuk ka ndarë fond. Komuna e Skenderajt, Mitrovicës, Istogut dhe Klinës ishin ndër me të prekurat ku pati dëme të mëdha materiale.

    Me 25 janar kryeministri Kurti kishte thënë se “Qeveria do t`i mbështes komunat e prekura nga vërshimet” por sot tre muaj pas, pushteti hesht ndërsa komunat janë në pritje.

    Se nuk kanë pranuar asnjë ndihmë nga Qeveria ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, kryetari i Komunës se Skenderajt, Fadil Nura.

    Ai tha se janë në pritje ndërsa konsideroi se Qeveria është vonuar në këtë drejtim.

    Ne kemi dorëzuar raportin e dëmeve tash e dy muaj në Komision ku është aprovuar dhe e kanë adresuar në Qeveri. Prej tyre nuk kemi ende asgjë, jemi në pritje. Qeveria është vonuar sepse fondet janë marrëveshja është votuar në Kuvend, ndërsa ekonomitë familjare janë ende në pritje“, tha Nura.

    Në Skenderaj janë shkaktuar mbi 12 milionë dëme materiale.

    Këto vërshime ishin konsideruar si më të vështirat pas përjetimeve të pasluftës që ka pasur kjo komunë.

    Mbi 10 milionë euro ishte vlerësuar të jetë dëmi i shkaktuar pas vërshimeve në Mitrovicë të Jugut.

    Vërshimet e janarit gjunjëzuan edhe Klinën, kryetari i kësaj komunë, Zenun Elezaj tha se nuk kanë marrë përgjigje ana e Qeverisë lidhur me raportin e dërguar për dëmet financiare.

    “Ende nuk kemi pas përgjigje prej Qeverisë, na jemi në pritje. E kemi dorëzuar raportin e dëmeve që një muaj”, tha Elezaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark