×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tre pacientë janë shëruar nga Covid-19 ndërsa katër të tjerë janë në gjendje të rëndë në Pejë

    Insajderi
    21 October 2020 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre pacientë janë shëruar pas infektimit me koronavirus në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ndërsa katër të tjerë janë në gjendje të rëndë.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Spitali i Pejës, përcjell Gazeta Insajderi.

    “3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu spitali ka njoftuar se janë kryer edhe shërbimet tjera spitalore.

    “18 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 6, dhe kanë lindur 1 foshnje e gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 247 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

    19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 244 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,461 analiza. 142 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 100 Rëntgen, 28 EHO dhe 14 CT-ja. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark