×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tre profile ADN-je, në “lojë” hyn edhe Europol, dalin detaje të reja nga sulmi mbi “Top Channel”

    Insajderi
    01 April 2023 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë në godinën e Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola 60-vjeç.

    AlbEu.com mëson se grupi hetimor shqiptar ka 3 profile ADN-je të marra nga gjurmët e gishtit si dhe nga gëzhojat.

    Bëhet me dije se grupi hetimor i është drejtuar Europolit për një tjetër përgjigje, pasi përgjigja e parë ka ardhur.

    Në përgjigjene dytë bëhet e ditur se po këkrohet të dihet nëse shenjat e gishtave që janë gjetur në vendngjarje kanë përputhshmëri me krime të tjera në Europë, dhe nëse persoant e dyshuar janë të skeduar në vendet partnere, dhe nëse po për çfarë.

    Bazuar në provat që zotëron grupi hetimor, i cili ka tre profile të sakta ADN si dhe në një nga gëzhojat edhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti. Po pritet përgjigja e dytë nga Europoli. Nga Europoli ka ardhur përgjigje vetëm që u mor kërkesa dhe po përpunohet për të parë nëse ka përputhje në vepra kriminale në të gjithë Europën. Si dhe kanë dalë analizat e ADN pritet që të bëhet krahasimi me personat e dyshuar me metoda speciale të krahasimit. Kanë nisur disa letërporosi në drejtim edhe të disa vendeve të tjera jashtë Europës. Motivacioni është kërkesë për përputhshmëri të shenjave të gishtërinjëve të dy personave nëse i kanë të skeduar dhe për çfarë janë të skeduar”, tha një burim pranë gruput hetimor për AlbEu.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark