×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tre të rinj në Ferizaj arrestohen për vjedhje, para false e posedim të narkotikëve

    Insajderi
    01 April 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot rreth orës 02:00 ka ndodhur një vjedhje në një shtëpi banimi dhe në një garazhë në rrugën “Riza Goga”, në Ferizaj.

    Policia ka arritur të arrestoj tre të dyshuarit, njëri 21 vjeçar dhe dy të mitur.

    Të dyshuarve iu është gjetur substancë narkotike, para të falsifikuara, atlete, kabllo elektrike.

    “Pak metra më larg vendit të ngjarjes policia ka arritur që ti arrestojë tre të dyshuarit : M.E (M/K) i moshës 21 vjeçar, S.A (M/K) i moshës 17 vjeçar dhe E.S (M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa si prova materiale janë gjetur: një pako me kabllo elektrike, tri palë mbathje ( atlete), ndërsa tek i dyshuari madhor M.E janë gjetur: një qese me substancë të narkotikëve dhe para të gatshme 500 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore,ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Vjedhje, posedim i narkotikëve dhe falsifikim i parave’’, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark