×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tre të vdekur dhe 205 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

    Insajderi
    26 October 2020 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 205 raste të reja, shkruan Insajderi.

    Gjithsej janë testuar 943 persona.

    Numri total i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka arritur në 666, ndërsa i të infektuarve në 17.943.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 943 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë, Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm Gjakovë)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.

    Rastet pozitive janë nga këto komuna:

    “Nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj”, bëhet e ditur në njoftimin e IKShPK-së.

    Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark