×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Tregimet e shkrimtarit Arian Leka botohen në gjuhën maqedonase

    Insajderi
    29 April 2023 - 20:01

    Tregimet e shkrimtarit të njohur nga Tirana, Arian Leka, janë përkthyer dhe botuar në gjuhën maqedonase.

    Libri me tregime “Shpina e burrit” i këtij autori është botuar shtëpia botuese n”Ili-Ili”, e njohur për emrat cilësorë të katalogëve të saj letrarë.

    Vepra është sjellë në maqedonisht prej origjinalit, nga përkthyesi i mirënjohur Kreshnik Ajdini, redaktimi letrar nga Sasho Kostovski dhe ballina nga Marija Smilevska.

    Studiuesi Xhorxhe Krajshnik (Dordze Krajisnik) për këtë vepër të A. Lekës shkruan:

    “Shpina e burrit” na tregon padyshueshmërisht se Arian Leka është një autor ndërmjetësues, që e kapërcen dukshëm një kulturë të vetme, autor që me talentin dhe vrullin e vet hyn në aradhën e mjeshtrave të mëdhenj të kohës sonë.Nëse do të flitnim për konturin tematik të këtij libri të Arian Lekës do të mund të përmendnim tri linja përmbajtimore që gërshetohen. Njëra syresh, e ngulitur thellë në Shqipërinë e postHoxhës, është pikërisht përplasja mes brezave, ndeshje që vjen pashmangshmërisht pas ndërrimit të një sistemi me një tjetër.

    Kjo temë gjithsesi është deri diku familjare për lexuesit e hapësirës së Jugosllavisë së dikurshme, vetëm se Leka atë raport e ekzaminon mjeshtërisht në një sërë tregimesh.

    Autori merret para së gjithash me traumën e atyre që kanë përjetuar torturën e diktaturës së Hoxhës, por edhe të atyre që, të ndodhur nën trysni, lanë vendin.

    Sindromi i arratisë, i shpërnguljes dhe zbrazjes së Shqipërisë, në një numër tregimesh, shndërrohet në temë që sundon fatin e tyre…

    Arian Leka është autori që na ndriçon madhërisht kontekstin e letërsisë shqiptare. Ndonëse përkthimi i një libri të vetëm nuk do të thotë zbulim i gjithë letërsisë, gjithsesi, e nënvijëzoj, pa librin “Shpina e burrit” do të kishim mbetur sot e gjithë ditën padyshueshmërisht më të varfër me një zë të fuqishëm tregimtar, i cili, në një formë a në një tjetër, me siguri na përket të gjithëve ne.”

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark