Gjetja e një palë xhinse të përshtatshme është një gjë shumë e mirë për blerësit e frustruar. Tani në trend po vinë një palë xhinse të reja që po pretendojnë se janë më të mirat në botë duke theksuar kështu trupin e një femre.
Etiketa australiane ‘Freddy’ ka zbuluar xhinse të reja e të gjata të cilat dalin në katër hije të ndryshme dhe ato janë mjaft të shtrënguara, duke bërë kështu që trupi i femrës të duket më i theksuar.
Projektuar në Itali, këto xhinse po shiten me një numër të vogël, çmimi i të cilave arrinë nga 169 deri në 229 dollarë.
Një përshtatje e vërtet e xhinseve po e bën ‘Freddyn’, një zgjedhje të duhur për të gjitha femrat.
‘Nuk do të shtrihen në formë si xhinse të tjera në jetën tuaj, kështu që zgjidhni madhësinë e duhur për përshtatjen tuaj të përsosur’, thotë ‘Freddy’ për krijimin e xhinseve të reja.
Qepja e tyre është krijuar në atë mënyrë që do ta bëjnë trupin më të formësuar për ato vajzat që duan që trupi i tyre të duket më i theksuar.