×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Treni përplas makinën e policisë, shpëton për mrekulli vajza e arrestuar

    Insajderi
    05 October 2022 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Videoja e përplasjes së një treni me një makinë policie është bërë virale. Në sediljen e pasme të makinës së policisë ishte një vajzë e re e prangosur. Me gjithë përplasjen e fortë vajza ka shpëtuar.

    Ngjarja ndodhi në 16 shtator në Kolorado të SHBA-ve. E plagosur mbeti 20-vjeçarja, Yareni Rios-Gonzalez.

    Avokati i saj tha se goditja i shkaktoi asaj humbjen e dhëmbëve, krahun dhe brinjë të shumta të thyera dhe lëndime në kokë dhe këmbë.

    Ajo vijon të marrë trajtim në spital. 20-vjeçarja u arrestua pas një incidenti me një patrullë policie. Vajza u ndalua nga patrulla pas një ngjarjeje dhe u shoqërua në makinën e parkuar në shinat e trenit. Brenda pak sekondash makina u godit nga treni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark