×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Trepça dhe Prishtina planifikojnë të marrin pjesë në FIBA Europe Cup

    Insajderi
    29 June 2022 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubet kosovare do të rikthehen në garat evropiane në sezonin 2022/23.

    Në fakt, Sigal Prishtina dhe Trepça kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në garat e FIBA Europa Cup.

    Dhe, Federata e Basketbollit të Kosovës e ka miratuar këtë vendim të dy klubeve kosovare.

    “Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që ta miratojë shprehjen e interesimit të KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina për të aplikuar për pjesëmarrje në garat e FIBA Europe Cup për edicionin 2022/23. Këtë vendim Bordi i FBK-së e ka marrë pas përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga FBK dhe FIBA Europe Cup nga KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina për pjesëmarrje në edicionin e ri të kësaj gare evropiane”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.

    Trepça është finaliste e play-offit në Art Motion Superligën e Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22, kurse Sigal Prishtina është gjysmëfinaliste e play-offit për edicionin 2021/22.

    Për Trepçën kjo do të jetë paraqitja e parë në garat e FIBA Europe Cup, kurse Prishtina ka arritur të hyjë në Top 16 të kësaj gare, duke pasur suksesin më të madh deri më tani në garat evropiane. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark