×
  • Sport
  • Sport

    Trepça pa telashe kalon në gjysmëfinale, mposht Rahovecin

    Insajderi
    08 December 2022 - 19:42

    Skuadra e Trepçës ka kaluar në gjysmëfinale të turneut të Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi ka triumfuar ndaj Rahovecit në duelin çerekfinal.

    Në ndeshjen e luajtur të enjten në Prishtinë, Trepça triumfoi me rezultatin e thellë 82:66.

    Me avancimin në gjysmëfinale, Trepça bëhet ekipi i tretë pas Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës që ka avancuar në këtë fazë. Përderisa, Ylli dhe Prishtina do të përballen mes vete, Trepça në gjysmëfinale do të luajë kundër fituesit të duelit të katërt çerekfinal ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, i cili nis në orën 20:30.

    Skuadra e Trepçës bëri dallimin në çerekun e dytë kur edhe u shkëput në rezultat nga Rahoveci, pasi periudhën e parë e fitoi me vetëm tri pikë epërsi (25:22). Çerekun e dytë, Trepça shënoi 26 pikë dhe e limitoi Rahovecin në vetëm shtatë sosh për të shkuar në pushim me shifrat 51:29.

    Në dy çerekët e fundit, Trepça mbajti epërsinë e krijuar derisa Rahoveci nuk kishte forcë për të ngushtuar më shumë rezultatin se në 16 pikë dallim.

    Drilon Hajrizi ndeshjen e mbylli më 19 pikë të shënuara, i përcjellë nga Erjon Kastrati (15) e Andrew Gordon (14).

    Te Rahoveci, më i dalluari ishte Jahii Carson me 20 pikë kurse Ramadan Zekiqi shtoi 16 sosh.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark