Klubi i Basketbollit Trepça ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ka vazhduar vazhduar bashkëpunimin me dy basketbollistë të saj për sezonin e ri
Bëhet fjalë për basketbollistët Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi.
Ata këtë zyrtarizim e kanë bërë me anë të një postimi që kanë bërë në faqen e tyre në Facebook.
Kujtojmë se, Haxhiu ishte kapiten i Trepçës dhe luajti me një mesatare prej tri pikëve për ndeshje sezonin e kaluar, kurse Zekiqi pati nëntë pikë.
Trepça arriti që ta fitojë Kupën e Kosovës në sezonin e fundit si dhe ishte në finale të Super Kupës së Kosovës dhe playoffit.
Para këtyre dy marrëveshjeve, Trepça e ka vazhduar bashkëpunimin edhe me trajnerin Lubomir Minchev, si dhe lojtarët Drilon Hajrizi e Amin Hot.