×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri infermieret e dyshuara për dhunë ndaj të moshuarës dalin para gjykatës

    Insajderi
    03 November 2022 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë dalë para gjykatës. Në një video të siguruar nga Klan Kosova shihen tri të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës.

    Të mërkurën, Kosova u trondit nga pamjet e dhunës fizike që po i bënte një infermiere një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

    Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

    Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.

    Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

    Ky vendim vjen pas një takimi urgjent që Oda e Infermierëve të Kosovës mbajti me prokurorinë dhe Këshillin Etik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark