Legjendat e Arsenalit, Thierry Henry, Dennis Berkamp dhe Patrick Viera i janë bashkuar themeluesit të Spotify, Daniel Ek në nismën e tij për ta blerë klubin londinez.
Tifozët e Arsenalit kanë mbajtur protesta të premten kundër pronarit aktual, Stan Kroenke, i cili nuk pëlqehet fare nga ata.
Kështu, raportohet në ishull se 73-vjeçari mund t’i shesë aksionet e tij në klubin e madh anglez.
Ek, i cili ka një pasuri prej 3.4 miliardë funtesh, ka shprehur publikisht interesimin për ta blerë Arsenalin.
“Si fëmijë, kam bërë tifo për Arsenalin. Nëse KSE e shet klubin, unë do të isha i lumtur ta blija”, shkroi Ek në “Twitter” ditë më parë.
Sipas “Telegraph”, Ek do të ndihmohet nga Henry, Bergkamp dhe Viera për ta blerë Arsenalin. /Insporti.com/