Kohë më parë një hulumtim ka treguar që grindjet me partnerin një herë në javë ndihmojnë në ruajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme dhe produktive në lidhjen dashurore
Mirëpo, këto tri grindje padyshim çojnë në ndarje, transmeton Telegrafi.
Kur gjërat bëhen keq, shpesh për to heshtet. Kur komunikimi bëhet aq i keq sa që ndodhin grindje të vazhdueshme, gjërat bëhen shumë serioze.
Çiftet më së shpeshti grinden për shkak që njëri pushon të angazhohet dhe mbyllet në vetvete.
Kaloni më pak kohë se në fillim së bashku kur tashmë keni hyrë thellë në lidhje, gjë që është edhe normale, mirëpo nëse problemi i kalimit të përbashkët të kohës bëhet temë e shpeshtë e grindjeve, ndarja do të mund jetë të shumë afër.
Në të vërtetë këtu fjala është për atë që njëri person thjesht më nuk ka nevojë për personin tjetër.
Dhe rasti i tretë dhe më i shpeshtë është grindja ndërmjet partnerëve të cilët janë të pakënaqur me jetën e tyre seksuale.
Në të vërtetë, ata më së shpeshti lidhur me atë temë nuk grinden, mirëpo janë të vetëdijshëm që problemi ekziston, ndërkaq e zgjidhin kryesisht duke heshtur dhe përpiqen që t’i përmirësojnë gjërat.
Mirëpo, kur arrin deri atë që seksi të bëhet shkas i grindjeve, qoftë për cilësisë apo shpeshtësisë së tij, ndarja është shumë reale, përkatësisht mundësi e sigurt. /Telegrafi/