×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti” – Isa Mustafa reagon për interpelancat e sotme të thirrur nga VV-ja

    Insajderi
    21 October 2020 - 09:40

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar për interpelancat e sotme për kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.

    Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, interpelancat e thirrura nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka quajtur si sulm ndaj bashkpartiakut të tij njëherëshit kryeministrit Hoti, përcjell Gazeta Insajderi

    “Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti”, ka shkruar Mustafa.

    Mustafa ka thënë se ata që e vlerësojnë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), janë me kryeministrin.

    “Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit  me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës. Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin  me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se  Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme  të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti!”, ka shkruar Mustafa.

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka ftuar kryeministrin, Avdullah Hoti, që të përgjigjet në tri interpelanca për tri çështje të ndryshme.

    Në njoftimin zyrtar të Vetëvendosjes, bëhen të ditura tri cështjet për të cilat Hoti duhet të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Çështja e parë ka të bëjë me “zotimin e Avdullah Hotit në Uashington për ta ndarë Liqenin e Ujmanit me Serbinë”.

    Sipas Vetëvendosjes, ky veprim i kryeministrit është i rrezikshëm dhe i paprecedent, meqë e përparon interesin e Serbisë për ta minuar sovranitetin e Republikës tonë, duke i dhënë asaj qasje në resurse tona ekonomike e strategjike.

    Çështja e dytë për të cilët kryeministri Hoti duhet të përgjigjet para Kuvendit të Kosovës, lidhet “me zotimin tjetër të tij në Uashington që kushtëzon zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit me ata që janë zhvendosur”.

    Sipas VV-së, kjo përveç se është e dëmshme është edhe çnjerëzore.

    Ndërsa çështja e tretë për të cilën Hoti do të përgjigjet është në lidhje me deklaratat e tij qe i bëri  pas takimit me presidentin e Parlamentit Evropian dhe Komisionin e Politikës së Jashtme ku tha se “do ta respektojë plotësisht marrëveshjen për ‘Zajednicën’.”./Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark