×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri parti shqiptare thonë se vendimi i Ivanovit do të ketë pasoja katastrofale në Maqedoni

    Insajderi
    01 March 2017 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendimi i presidentit, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin Zoran Zaevit për partitë shqiptare në Maqedoni është absurd.

    Bashkimi Demokratik për Integrim, ka thënë se vendimi i tij vetëm sa e thellon edhe më shumë krizën.

    “BDI i dënon i dënon tentativat që Platforma e partive shqiptare të kualifikohet si platformë nga një shtet i huaj. Kjo dhe kriza e vazhdueshme politike do i shkaktojë vendit pasoja katastrofale”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, sipas të cilit ky vendim i presidentet do të jetë me pasoja katastrofale.

    Ndërsa partia tjetër BESA ka thënë se Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së” thuhet në reagimin e lëvizjes BESA.

    Kjo parti i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që ta kenë parasysh se vendimi i sotëm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni.

    “Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për gjakftohtësi dhe maturi, si dhe për kujdes të veçantë, ndërsa Lëvizja BESA do të jetë këtu gardian i interesave shqiptare në Maqedoni. Me këtë rast kjo që ndodhë sot është edhe një argument më shumë se shpëtimi i vetëm këtij vendi është RIDEFINIMI i tij konform realitetit multientik të vendit” thuhet në reagimin e lëvizjes BESA.

    Ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në reagimin e saj thotë se Ivanov ka dëshmuar se është më shumë “aktivistit mediokër i pushtetit, sesa një Presidenti vendit.

    “Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar.  Deklarata e partive shqiptare në radhë të parë parasheh parandalimin e zgjidhjes së një Presidenti, Kryeministri dhe Qeverie jo kompetente dhe kriminale siç kishim deri më tani. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e Ligjeve, Buxhetit dhe jetëve të personave të pafajshëm” thuhet në njoftimin e Aleancës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark