×
  • Sport
  • Sport

    Tri skuadra pas talentit të Monchengladbachut

    Insajderi
    09 February 2016 - 00:55

    Manchester United, Manchester City dhe Juventus janë të interesuara të marrin shërbimet e talentit të Borussia Monchengladbachut, Mahmoud Dahoud. 20 vjeçari ka impresionuar me ekipin e Bundesligës gjermane këtë sezon duke bërë 28 paraqitje në të gjitha garat.

    Drejtuesit e Manchester Cityt ishin të mahnitur me cilësitë që reprezentuesi i Gjermanise u-19 shfaqi gjatë dy ndeshjeve të Champions Ligës kundër tyre, dhe për këtë janë të bindur në cilësitë e Dahoudit, njofton Bild.

    Edhe trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt Pep Guardiola, thuhet të jetë një adhurues i mesfushorit të Monchengladbachut dhe me largimin pothuajse të sigurt të Yaya Toures nga “Etihad” e sheh pikërisht gjermanin e neutralizuar si zëvendësues të tij.

    Të dyja klubet nga Manchesteri do ta kenë konkurrencën e gjigantit italian, Juventus të cilët po ashtu janë të interesuar në futbollistin.

    Dahoud ka një kontratë me Borussian e Monchengladbachut deri në vitin 2018, por që nëse klubet e mëdha evropiane duan ta marrin atë duhet t’i paguajnë dëmshpërblim të konsiderueshëm klubit gjerman.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark