Thonë që 98 për qind e femrave vuajnë nga celuliti dhe lëvorja e portokallit, ndërkaq krahas ushqimit të pashëndetshëm dhe gjenetikës, ekspertët theksojnë që edhe qarkullimi i keq i gjakut është një ndër shkaktarët e këtij problemi
Njëra ndër rekuizitat më të mira të fitnesit që me sukses lufton kundër celulitit është cilindri i fitnesit.
Këto janë tri lëvizjet më të mira të cilat do të duhej që për çdo ditë t’i përsërisni në mënyrë që të arrini rezultatet e dëshiruara:
Masazhi i kofshëve
Nëse nuk keni problem me shtresat në pjesën e sipërme të kofshëve, ku është ushtrimi i duhur për ju.
Uluni në dysheme, ngrini vithet, ndërkaq rollerin sfungjer vendoseni saktësisht nën mollaqe (prapanicë) dhe mbi pjesën e sipërme të kofshëve. Mbështetuni në duar dhe ngrini trupin tuaj. Filloni të shtyni trupin tuaj lart-poshtë ashtu që cilindri të lëvizet në kofshë.
Hip-roll
Ky është ushtrim i shkëlqyeshëm i cili do të duhej të eliminojë celulitin nga kofshët. Shtrijuni në anën e djathtë, ndërkaq rollerin vendoseni nën kofshën e djathtë, derisa këmba juaj e djathtë të jetë e drejtë.
Lakoni gjurin e majtë dhe vendosni këmbën e majtë në nivel me sipërfaqen. Drejtojeni dorën e djathtë dhe filloni me ngritjen e pjesës së sipërme të trupit. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë, pastaj përsëriteni procesin edhe me këmbën e majtë.
Kundër celulitit në vithe
Pra, nëse dëshironi të zvogëloni shtresat nga vithet, ky është veprimi i vërtetë! Uluni në sfungjer, vendosni shuplakat pas trupit për ekuilibër dhe thembrat në dysheme. Lakoni gjunjët në anën e djathtë, pastaj nisuni me kërdhokulla dhe gjunjë në drejtim të majtë. Përsëriteni 10 herë.
Në videon në vazhdim shikoni shpjegimin e hollësishëm të këtyre ushtrimeve: