Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, si kampion i ri i Italisë ka bërë tatuazh flamurin italian me numrin “19”.
Pioli u zgjua herët dhe bëri një vizitë te ‘Spektrum Tattoo’, ku Andrea Costa, i cili vizatoi simbolin e fitores në krahun e djathtë.
Më pas trajneri kampion hëngri drekë në qendër me deputetin Murelli, përpara se të nisej për në Casa Milan për festimet kuqezi.
Milani mposhti Sassuolon 0:3 në ndeshjen vendimtare ku i mjaftoi edhe barazimi për të triumfuar në kampionat pas 11 vjetësh.
“Rossonerët” e mbyllën kampionatin në Serie A në pozitën e parë me 86 pikë, dy më shumë se rivali i përbetuar lokal, Interi