Pas Maqedonisë së Veriut, trofeu i Kupës së Botës ka mbërritur edhe në Tiranë.
Në kuadër të turneut që po zhvillohet në të gjithë botën, disa muaj para nisjes së Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Katar, legjenda e Brazilit Gilberto Silva së bashku me trofeun kanë zbarkuar edhe në Shqipëri.
Trofeu po prezantohet në aeroportin “Nënë Tereza” ku të pranishëm janë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi