Presidenti Donald Trump, ka reaguar ndaj deklaratës së këngëtares Madonna, ku patë thënë se do ta hidhte në erë Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka thënë se ajo është e neveritshme dhe çfarë ka thënë ajo është shumë e turpshme, shkruan “RollingStone”.
“Ajo është e neveritshme. Mendoj se lëndon shumë veten e saj. Mendoj se është ndjerë e lënduar gjatë gjithë kësaj kauze. Ajo që tha është shumë e turpshme për vendin tonë”, ka thënë Trump, gjatë një interviste.
Presidenti Trump është duke u kritikuar thuajse nga të gjitha vendet në botë për shkak të ndalimit të refugjatëve sirianë. /Insajderi.com