×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trumpi do ta braktisë Shtëpinë e Bardhë nëse Kolegji Zgjedhor e konfirmon fitoren e Bidenit

    Insajderi
    27 November 2020 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Donald Trump ka deklaruar se ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Zgjedhor konfirmon fitoren e kandidatit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, njoftoi Reuters.

    Përurimi i Biden si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara duhet të mbahet në 20 janar të vitit të ardhshëm.

    Duke folur para gazetarëve në Ditën e Falënderimeve, Trump gjithashtu tha se zgjedhjet e fundit në SHBA ishin një mashtrim, por nuk ofroi ndonjë provë konkrete të parregullsive të votimit.

    Ai gjithashtu nuk pranoi të tregojë nëse do të merr pjesë në inaugurimin e Bidenit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark