×
Insajderi / Insajderi

Trupi i Hamide Magashit bëhet gati të niset drejt varrezave të fshatit Llugaxhi (VIDEO)

Insajderi
02 December 2022 - 12:54

Është bërë gati trupi i Hamide Magashit, që të niset drejt varrezave të fshatit Llugaxhi të Lipjanit, e cila dyshohet se u vra nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga shtëpia e të ndjerës, derisa shihet se Hamide Magashi është bërë gati të niset drejt varrezave, që t’i japin lamtumirën e fundit.

Derisa mes lotësh dhe në gjendje të rëndë emocionale shihen familjarët dhe të afërmit e të ndjerës.

Kujtojmë se një grua e re 35 vjeçare me foshnjën e saj që pritej ta sillte në jetë brenda këtyre dy ditësh, u vra nga ish-burri i saj, në duar të shtetit.

E ndjera e kishte denoncuar për dhunë ish-burrin dhe ishte në proces divorci derisa ndaj vrasësit të saj ishte ngritur aktakuzë për “Kanosje”, kishte edhe një urdhër gjykate të mos i afrohej asaj.

Ishte kapur edhe me armë zjarri, por Gjykata Themelore e Ferizajt e dënoi vetëm me gjobë. Por, përkundë të gjitha këtyre, Sokol Halili ishte lënë i lirë nga organet e drejtësisë, aq sa të thyente urdhrin e gjykatës e me armë zjarri, brenda hapësirës së një institucioni tjetër shtetëror – QKUK – të merrte dy jetë lehtësisht

Vrasjet më të rënda të grave në Kosovë nga bashkëshortët e tyre, e kanë një të përbashkët të hidhur. Për kërcënimet, dhunën psikike e fizike, është i njoftuar zyrtarisht edhe shteti. Respektivisht policia, prokuroria e gjykata.

Edhe në rastin e mbrëmshëm vrasësi Sokol Halili, ishte person i njohur për këto tri hallka të drejtësisë.

Ish-bashkëshortja e tij, tani e ndjera Hamide Magashi e kishte denoncuar Halilin në polici për dhunën që e ushtronte ai. Këtë e ka bërë para disa muajsh, shkruan Gazeta Insajderi.

Dhunën ndaj tashmë të ndjerës e kanë konfirmuar edhe familjarë të saj. Motra dhe dhëndri i saj, nga QKUK-ja aty ku edhe ndodhi krimi makabër deklaruan se e ndjera ka katër muaj që është ndarë nga vrasësi pasi ai ushtronte dhunë ndaj 35 vjeçares. Ajo ishte në muajin e fundit të shtatzënisë dhe brenda dy ditësh pritej ta kryente lindjen.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark