×
  • Lajme
  • Insajderi

    Trupi i Hamide Magashit niset drejt varrezave të fshatit, policia e pranishme afër shtëpisë

    Insajderi
    02 December 2022 - 13:01

    Derisa ende në arrati është vrasësi i ish-bashkëshortes Hamide Magashi, Sokol Halili trupi i kësaj të fundit është nisur nga shtëpia drejt varrezave të fshatit Llugaxhi të Lipjanit.

    Magashi u vra me armë zjarri në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, ku pritej ta sillte në jetë foshnjën e saj.

    Për çështje të sigurisë afër shtëpisë janë parë të pranishëm edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

    Derisa, në gjendje shumë të rëndë emocionale, motrat, familjarët dhe të afërm të tjerë i dhanë lamtumirën Hamide Magashit, para nisjes së kufomës për në varreza, shkruan Insajderi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark