×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Trusti sot në Kuvend – si pritet të votojnë deputetët e Republikës?

    Insajderi
    19 January 2023 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare.

    Në rend dite është dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës (lejimi i tërheqjes së 30-përqindëshit nga Trusti).

    Lexo edhe:

    Iniciuesi i peticionit për tërheqjen e Trustit Pensional, Adnan Jashari, ka thënë se pret që në seancën e sotme, të votohet unanimisht pro projektligjit gjë mundëson një gjë të tillë.

    Në një lidhje direkte në Edicionin Special, ai ka bërë të ditur se afro 84 për qind e qytetarëve të Kosovës janë për tërheqjen e Trustit.

    “Presim që të gjithë deputetët e kuvendit të votojnë unanimisht pro, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e Trustit”.

    “Sipas përllogaritjeve, janë 43 deputetë të opozitës që do të votojnë. Fatmir Humolli ka deklaruar pro”.

    “Presim që ata deputetë të VV-së të mos marrin pjesë në mënyrë që projektligji të kalojë”.

    Ai ka thënë se pret reflektim nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Qytetarët janë shprehur që duhet të votohet ky projektligj sepse është nevojë. Është koha e fundit që të votohet sepse qytetarët janë lodhur. 84 për qind e qytetarëve të Kosovës janë shprehur pro tërheqjes së Trustit”./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark