Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në takimin final me qytetarë dhe përkrahës të tij, ka vërtetuar edhe një herë se është kandidat serioz për të parin e kryeqytetit..
Para shumë të pranishmëve, Haradinaj u shpreh se gjatë shumë muajsh aktivitet dhe takimeve me mijëra qytetarë, shumë prej tyre tyre, nga gjitha kategoritë iu bashkënngjjtën atij në rrugëtimin për ndryshim në kryeqytet.
Haradinaj theksoi se është i vendosur për të punuar në shërbim të rritjes së kualitetit të jetës së qytetarëve, në shërbim të Prishtinës për një kryeqytet model, funksional dhe konkurrent në rajon.
‘Me një listë që përfaqëson secilën lagje e fshat, njerëz me vlera dhe të determinuar që t’i përvishen punës për të mirën e përbashkët’, u shpreh ai.
‘Faleminderit secilit veç e veç, për këshillat e kritikat, për pjesëmarrjen aktive në ndërtimin e një plani fantastik e konkret sikurse ‘e para Prishtina’, theksoi Haradinaj.
Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh se nën qeverisjen e tij, Komuna do të jetë e qytetarëve, e hapur 24/7.
Haradinaj bëri thirrje që më 17 Tetor, qytetarët ta votojnë numrin 121 në kutinë e votimit.
‘Kjo është zgjidhja për Prishtinën e të gjithëve, për kryeqytetin pa dallime’, tha ai.