×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tuchel: Broja mund të jetë “sulmuesi 9” i Chelsea

    Insajderi
    05 August 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fanella me numrin 18 që Çelsi i besoi Armando Brojës nuk ka qenë konfirmimi i vetëm që ka marrë sulmuesi se do të jetë pjesë e bluve për edicionin e ri. Sot, kanë qenë fjalët e trajnerit Tomas Tuhel ata që kanë bërë thuajse zyrtar faktin se futbollisti i përfaqësueses shqiptare, nuk do të largohet nga blutë gjatë merkatos së verës, pavarësisht ofertave për të.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Evertonin, i pyetur fillimisht për emrat që mund të largohen e huazohen, Tuhel nuk ka përmendur sulmuesin shqiptar. Ndërsa i pyetur më pas për opsionet në sulm dhe nëse Rahem Sterling mund të ishte numri 9 i ri i Çelsit, duke luajtur në majë të sulmit, trajneri gjerman ka përfshirë edhe Brojën në mes të alternativave të tij.

    “Nëse luajmë me të njëjtën strukturë të vitit të kaluar me tre lojtarë ofensivë, mund të jetë fluide. Ndaj mund të jetë Kai (Havertz), mund të jetë ai (Sterling), mund të jetë Timo Verner. Mund të jetë gjithashtu edhe Armando Broja i cili tani është në skuadër”, theksoi trajneri rreth alternativave që mund të përdorte në sulm. /panorama.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark