Jordan Leabitt është një luftëtar i UFC-së dhe është bërë viral shpeshherë me kërcimin e tij “twerk”.
27-vjeçari, sa herë fiton ose para se ndeshja të fillojë, kërcen “twerk”, por kjo gjë i shqetëson shikuesit apo kundërshtarin.
Jordan ka planifikuar të ndeshejt me Pimblett në Londër më 23 korrik. Ai fitoi popullaritet me kërcimin e tij në kafaz pas fitores me vendimit të gjyqtarëve kundër Trey Ogden. Jordan Leavitt tha se në fillim e bëri këtë veprim si shaka, por e përsërit gjithmonë pasi pa fjalët fyese nga fansat në rrjetet sociale.
“Mendoj se është me të vërtetë qesharake që ajo për të cilën po promovohet kjo luftë është ‘fatboy’ kundër ‘twerker’. Ne jemi duke e nxitur luftën, por ndoshta jo në mënyrën më të mirë. Në fillim, kam tundur prapanicën time si një shaka një ose dy herë, por më pas pashë se sa urrejtje kisha për të”, deklaroi ai për ‘Mirror Fighting’.
“Pastaj pashë se sa shumë urrejtje kishte për të, kështu që unë thjesht po thumboj në këtë pikë dhe e bëj vetëm për të mërzitur të tjerët. Sidomos kur jam në një humor të keq tashmë ndërsa humbas peshë, lexoj mesazhe që mendoj janë e-mail fansash, por në të vërtetë është postë urrejtjeje.
Është në rregull nëse i zemëroj pak këta njerëz, nuk ka shumë rëndësi. Në këtë pikë unë thjesht jam duke thumbuar, twerking do të jetë pas meje një ditë, por tani për tani më duhet të thumboj disa persona të tjerë”, ka shtuar ai.