×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Tunizia mposht Francën, por eliminohet

    Insajderi
    30 November 2022 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Francës e mbyll grupin D në vendin e parë me 6 pikë, pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Tunizisë sot. Pjesa e parë do përfundonte pa gola dhe me një statistikë interesante për ekipin e Deschamps, i cili nuk gjuajti asnjëherë në portë.

    Francezët dukeshin pa dëshirë në fushë dhe si të tillë, pësuan gol pas një humbje topi. Goditje e bukur e Khazrit që shkon në rrjetë në minutën e 58-të.Të besuarit e Kadri mobilizuan forcat dhe ia dolën të bëhen bllok në mbrojtje, duke mos lënë pothuajse aspak hapësirë për “Gjelat”. Në limite, Griezzman vendosi ekuilibrat, por goli u anulua.

    Kështu, me këtë rezultat, Tunizia përfundon fazën e grupeve në vendin e 3-të dhe e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit, ndërsa Franca do përballet në fazën tjetër me ekipin e renditur në vendin e dytë të grupit C.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark