×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Turpi ka emër”, Vlora Çitaku reagon për përplasjen e sotme në protestë

    Insajderi
    23 January 2023 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një qytetar me inicialet BB, ka provokuar protestuesit gjatë marshimit kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

    Gjatë protestës, B.B është parë duke iu ofruar anëtarëve të kryesisë së OVL-së së UÇK-së, me fjalët “hajna”.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me këtë.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka shkruar se ky diskurs është ndërtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV”, shkroi ai.

    Postimi i plotë: 

    Kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV.

    E dhimbshme deri në palcë pamja e sotme e një burri në moshë të rritur (i cili tregonte për veten e tij se vërtetë është “hajn”) u drejtohej veteranëve të UÇK-së si “hajna”, gjersa e hyjnizonte Albin Kurtin.

    Edhe turpi ka emër.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 April 2024
    Lajme
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark