×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia lëshon fletarrest për dy historianë – e fyen Ataturkun

    Insajderi
    11 May 2017 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mandatarreste u lëshuan sot kundër dy historianëve të akuzuar për fyerje të themeluesit të Republikës turke, Mustafa Kemal Ataturk, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve “Dogan”.

    Një polemikë shpërtheu në Turqi pasi Süleyman Yesilyurt kishte konfirmuar të shtunën, gjatë një emisioni që prezantonte në televizion, se një vajzë adoptive e Ataturkut ishte në realitet e dashura e tij.

    Më parë, një historian tjetër, Hasan Akar kishte konfirmuar në rrjetet sociale se nëna e themeluesit të Republikës kishte punuar në një “shtëpi publike” duke e bërë Ataturkun një “fëmijë ilegjitim”.

    “Dy personat u bënë objekt i një hetimi për fyerje të kujtimit të Ataturkut dhe nxitje të urrejtjes”, sipas Dogan.

    Kryeministri, Binali Yildirim kishte dënuar ashpër këto deklarata duke i kërkuar drejtësisë të hetojë, përcjell Atsh.

    Mustafa Kemal Atatürk ka qenë presidenti i parë i Turqisë në viteve 1923-1938, themeluesi i një Republike laike dhe moderne në gërmadhat e Perandorisë osmane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark