×
  • Lajme
  • Lajme

    Turqia ndihmon Doganën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

    Insajderi
    08 March 2016 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Turqisë, Cenap Asci, ka vizituar sot Doganën e Kosovës, ku është pritur nga drejtori Lulzim Rafuna.

    Siç njofton Dogana e Kosovës, në takim u bisedua Implementimi  i marrëveshjes bilaterale për asistencën e ndërsjellët, shkëmbimet e statistikave tregtare, bashkëpunimi në anëtarësimin e Doganës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare e të tjera.

    “Dogana dhe shteti turk gjithmonë janë të gatshëm të përkrahin institucionet e Kosovës, ne do të ndihmojmë Doganën e Kosovës edhe në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Asci./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark