×
  • Lajme
  • Lajme

    Turqia raporton mbi 55 mijë raste të reja me COVID-19

    Insajderi
    19 April 2021 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 55 mijë e 149 raste të reja me COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 341 pacientë teksa numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi ka arritur në 36 mijë e 267, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

    Nga COVID-19 janë shëruar 48 mijë e 947 pacientë të tjerë duke e çuar në mbi 3.73 milionë të shëruar.

    Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet turke kanë kryer mbi 44 milionë teste të dyshuara për COVID-19.

    Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike po ashtu është rritur në 3 mijë e 319.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark