×
Insajderi / Ballina 5

Turqia sot voton për presidentin e ri

Insajderi
28 May 2023 - 08:45

Turqit po votojnë në një balotazh të rëndësishëm presidencial për të vendosur nëse Recep Tayipp Erdogan duhet të mbetet në pushtet ose jo pas 20 vjetësh, raportoi të dielën BBC-ja.

Erdogan, i cili është favorit për të fituar, premton një epokë të re që bashkon vendin rreth një “shekulli turk”.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 17:00 me orën lokale. Mërgimtarët turq në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara kanë hedhur tashmë votën e tyre.

Pjesëmarrja në raundin e parë ishte 88.8 për qind dhe epërsia e Erdoganit ishte 2.5 milionë vota. Kjo është arsyeja pse të dy kandidatët po shpresojnë te tetë milionë që nuk votuan, por që e kanë mundësinë tani.

Përpara balotazhit, Kemal Kilicdaroglu akuzoi rivalin e tij për lojë të ndyrë, duke bllokuar për votuesit mesazhet e tij me tekst.

Kilicdaroglu premtoi një stil shumë të ndryshëm të presidencës në ditën e tij të fundit të fushatës.

“Unë nuk kam asnjë interes të jetoj në pallate. Unë do të jetoj si ju, me modesti dhe do t’i zgjidh problemet tuaja”, ka thënë ai.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark