×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Twitter kufizon “Space”

    Insajderi
    04 May 2021 - 22:51

    Twitter do të ndalojë profilet me 600 ose më shumë ndjekës të jenë nikoqirë të “Space” në aplikacionin celular.

    Twitter së fundmi prezantoi “Space”, ku një numër i pakufizuar njerëzish mblidhen dhe diskutojnë tema të ndryshme.

    Në “dhomën” e njohur audio, nikoqiri mund të lejojë këdo të flasë, por tani ata kanë vendosur që profilet me 600+ ndjekës nuk mund të jenë nikoqirë, por mund të bashkohen vetëm me një “Space” tjetër.

    Kjo ide do të implementohet kur të dalë në treg azhurnimi i fundit për aplikacionin celular për përdoruesit e Android dhe iOS.

    Twitter gjithashtu planifikon të prezantojë “Space” për ata që përdorin këtë rrjet shoqëror përmes internetit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark