11:14 - 05 Nëntor 2022

Kate Middleton dhe Princi William janë një nga çiftet më të pëlqyer në botë, që duken se kanë edhe një jetë perfekte familjare me 3 fëmijët e tyre.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit duken aq të lumtur, sa është e vështirë të mendosh se ashtu si të gjitha çiftet, edhe ata kanë pasur periudha krize në lidhje.

Nëse nuk e dini, në vitin 2007, Kate dhe William u ndanë, edhe pse për një kohë të shkurtër. Pas ndarjes Kate u largua nga vendi për të marrë veten, duke shkuar në Dublin me nënën e saj dhe një grup miqsh për t’u çlodhur.

Madje, gjatë ndarjes me William-in, Kate pati një romancë të shkurtër, gjë që thuhet se e ka mërzitur William-in më shumë nga ç’mund të mendojmë.

Pse? Sepse ishte me një nga shokët e shkollës së William, Henry Ropner.

Madje, sipas Harper’s Bazaar Australia, William dikur ishte në lidhje me një nga ish të dashurat e Ropner.

“Ne ishim të dy shumë të rinj”, shpjegoi Princi William ndërsa fliste për ndarjen në intervistën e tyre të fejesës në vitin 2010. “Ndodhi në universitet, ne ishim akoma duke gjetur veten dhe kishim karaktere të ndryshme, po përpiqeshim shumë të gjenim rrugën tonë dhe po rriteshim. Ishte vetëm një lloj hapësire, diçka e tillë, dhe funksionoi për mirë.”

Ndërsa Kate u shpreh se në atë kohë u mërzit shumë, por shtoi se në fakt kjo eksperiencë e bëri një person më të fortë.