×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    U bënë viral kur u vendosën – Selimi tregon përse nuk punojnë semaforët në Podujevë

    Insajderi
    11 February 2023 - 20:49

    Semaforët në komunën e Podujevës tash e një kohë të gjatë janë jashtë funksionit. Gjendja e tyre, nga ana teknike është në rregull, por mos funksionalizmi i tyre erdhi nga një bashkëpunim që komuna ka bërë me qytetarët llapjan.

    Kështu bëri të ditur në një deklarate për Gazetën Insajderi, drejtorit të Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi. Ai tha se semaforët veç po e vështirësojnë gjendjen në komunikacion.

    Tutje, Selimi shtoi se këta semafor do t’i funksionalizojnë në momentin kur e shohin të nevojshme dhe kur të bëhen matjet e duhura.

    “Po, realisht semaforët, është e vërtetë që janë jashtë funksionit dhe kjo ka ndodhur si pasojë e një vendimi, që ne e kemi marrë si komunë që ta bëjmë ndaljen e tyre. Semaforët janë në gjendje shumë të rregullt dhe nuk kanë ndonjë defekt, ne mund t’i funksionalizojmë atë dite qe ne të vlerësojmë që duhet t’i funksionalizojmë, mirëpo arsyeja e ndaljes ka ardhur për shkak se ne kemi vlerësuar se këta semaforë përveç se nuk e rregullojnë komunikacionin, këta e vështirësojnë edhe më shumë. Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesave të shumë qytetarëve, të cilët e frekuentojnë rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, që këta semaforë janë vetëm pengesë për komunikacionin”, u shpreh Selimi.

    Sipas Selimit, edhe pse semaforët nuk janë në funksion ata nuk do të mbeten edhe për shumë kohë të tillë.

    Me ekspert të komunikacionit kemi vlerësuar se kohëmatësi i cili është vendosur në këta semaforë, nuk është adekuat për rrugën kryesore “Zahir Pajaziti”, shtoi Selimi.

    “Ne i kemi ndalur, por kjo nuk do të thotë që nuk do të funksionalizohen, me aq sa kemi parë ne, me ekspert të komunikacionit, kemi vlerësuar se kohëmatësi i cili është vendosur në këta semaforë, nuk është adekuat për rrugën kryesore “Zahir Pajaziti”, dhe me rrugët me të cilat kryqëzohet, prandaj kemi menduar që ta bëjmë një kontratë të re për mirëmbajtjen e tyre, dhe ta vlerësojmë saktë, së bashku me ekspertë të komunikacionit, dhe ta bëjmë ndryshimin e kohëmatësit”, potencoi Selimi.

    Një arsye tjetër që semaforët nuk po i kthehen funksionimit eshte edhe shtegu i biçikletav.

    “Tash është edhe një gjë tjetër e cila nuk është duke na dhënë mundësinë t’i lëshojmë këta semaforë. Rruga “Zahir Pajaziti”, ka qenë me tre korsi dhe ne kemi marrë vendim që ta ndajmë një shteg të biçikletave në atë rrugë, dhe tash shtegu i biçikletave, e ndërron edhe pozicionin e semaforit… Ne tash jemi në fazën përgatitore të një kontrate të re për sinjalisitikë, për shënjezim horizontal dhe vertikal”, shtoi drejtori Selimi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark