×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    U dërguan ilegalisht në Rusi, 31 fëmijë ukrainas kthehen tek familjet e tyre

    Insajderi
    09 April 2023 - 11:08

    Tridhjetë e një fëmijë u kthyen në Ukrainë pasi u dërguan ilegalisht në Rusi nga territori i kontrolluar nga Moska, njoftoi sot në rrjetet sociale organizata joqeveritare Save Ukraine.

    “Sot ne mirëpresim 31 fëmijë të tjerë që u dërguan ilegalisht në Rusi nga territori i pushtuar”, shkruan Mikola Kuleba, kreu i OJQ-së.

    Fëmijët u dërguan në Rusi nga Kharkivi (në verilindje të Ukrainës) dhe nga rajoni Kherson (në jug), sipas organizatës detyra kryesore e së cilës është të luftojë, siç thotë, kundër dëbimit të fëmijëve ukrainas.

    Sipas organizatës, fëmijët me çanta kaluan kufirin në këmbë të premten, të shoqëruar nga të afërmit dhe më pas hipën në autobus për të vazhduar udhëtimin.

    Kuleba vlerësoi “nënat heroike” që erdhën në kërkim të fëmijëve të tyre, dhe tha se ky ishte misioni më i vështirë i organizatës deri më tani.

    “Një grua e moshuar që po merrte dy nipërit e saj vdiq në rrugë nga stresi”, tha ai, duke postuar në Facebook se Shërbimi i Sigurisë ruse (FSB) kishte marrë në pyetje gratë ukrainase për 13 orë, transmeton Telegrafi.

    Autoritetet në Kiev vlerësojnë se më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer dhe dërguar në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe shumë prej tyre janë vendosur në shtëpitë e fëmijëve.

    Moska i mohon pretendimet dhe thotë se ka ‘shpëtuar’ fëmijët ukrainas, duke i nxjerrë ata nga zona e konfliktit dhe duke përgatitur një plan për kthimin e tyre te familjet e tyre.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark