×
  • Lajme
  • Insajderi

    U gjuajtën me armë zjarri nga serbët në veri – deklarohet Donika Kadaj, e cila ishte pjesë e grupit të atletëve kosovarë

    Insajderi
    09 May 2021 - 11:22

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi e cila së bashku me grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët në veri.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar vet Kadaj-Bujupi, e cila konfirmoi se janë detyruar ta ndalojnë rrugëtimin e tyre.

    “Po është e vërtetë ka pasur të shtënë me armë zjarri, për fat të mirë jemi të gjithë mirë. Jemi detyru me u kthy ”, ka thënë Kadaj-Bujupi për Insajderin.

    Grupi “Kosovo Mountain Club”, sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës. Rrugëtimi i klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar 5 ditë më parë. Ky grup për herë të parë po ia mësyente ecjes në Zubin Potok.

    “Të dielën, me date 09 Maj 2021, ku për herë të parë do të shkojmë në Malet e Zubin Potokut që ndodhen në pjesën veriore të Kosovës, saktësisht mbi Liqenin e Ujmanit (Gazivodes)”, thuhej në njoftimin e KMC-së.

    Bazuar në njoftim, ecja parashihej të fillonte nga Liqeni në 715m për të vazhduar në disa nga fshatrat të thella të Kosovës e deri në Maja Shijak i Bubes 1250m. Kthimi, parashihej të bëhej në një shteg tjetër. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të shtëna me armë zjarri nga serbët e veriut. Ky aktivitet i atletëve kosovarë u ndërpre.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri tani nuk janë përgjigjur./Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark