×
  • Lajme
  • Insajderi

    U kritikua pasi iu referua Kosovës me fusnotë, ish-kryediplomatja shqiptare: Nuk varet nga unë, e ka pranuar vetë…

    Insajderi
    11 September 2022 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryediplomatja shqiptare, Majlinda Bregu në një postim në rrjetin social, Tëitter, iu referua Kosovës me fusnotë, veprim për të cilin u kritikua ashpër.

    Bregu, e cila është sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, njoftoi për një aktivitet të RCC-sënë kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, por vendin tonë iu referua me fusnotë.

    Postimi i Bregut, ku Kosovës iu referua me fusnotë.

    Marre duhet me të ardh”, “shkruan nje shqiptare*, e “çfarë gjaku ki more ti” – ishin disa nga komentet që mori ish-kryediplomatja.

    Pas kritikave që mori, se po zhvleftëson pavarësinë e Kosovës, sekretarja e RCC, Majlinda Bregu tha se ajo respekton rregullat, duke theksuar se për t’iu referuar me fusnotë e ka pranuar vetë Kosova.

    “Nuk bej debat n’Të. As pres urime,per 1 super aktivitet te RCC n’Prishtine. Poor,kushdo drejton 1 org. nderk, respekton rregullat. @ RCC, denominimi i KS eshte me *. Kete ka pranuar KS kur eshte bere anetare, 2014.Jam e 1 qe do ta # me 2 nese do te varej nga u. Si n’shqip”, shkroi Bregu.

    https://twitter.com/MajlindaBregu/status/1568713228921802754?cxt=HHwWhMC4xdmXmMUrAAAA

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark