Liridon Krasniqi, futbollisti kosovar për herë të parë është ftuar nga Kombëtarja e Malajzisë për tri ndeshjet e muajit qershor (ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Vietnamit dhe Tailandës).
Ish-futbollisti i Kedah FA, tani i Newcastle Jets në Australi, përmes rrjeteve sociale ka ‘goditur’ Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ai i çon të fala kësaj federate, pasi mori ftesën nga Malajzia: “Të fala federatës kosovare”, ka shkruar Krasniqi
Kujtojmë që lojtari nga Vitia ishte pjesë e Kosovës në kohën e Albert Bunjakit, por pastaj nuk ishte ftuar për një kohë të gjatë, gjë që e bëri të ndërrojë kombëtare.
“Unë dua vetëm të ndajë me ju një gëzim, një ëndërr që u bë realitet. Që prej se fillova të luaja në Malajzi, ka qenë një ëndërr ta reprezentoj këtë shtet. Ftesa e parë nga Malajzia më gëzon shumë dhe më jep një krenari të madhe. Dua të falënderoj Zotin dhe shokët e skuadrës dhe trajnerin”, ka shkruar ish-lojtari i Kosovës.
Kujtojmë që në Australi, Krasniqi ka statistika jo të mira. Ai ende s’e ka gjetur golin dhe as s’ka bërë ndonjë asistim.