×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “U martova me vëllain nga njerku tre vjet pas prindërve tanë – miqtë tanë na gjykuan, por nëna është e lumtur”

    Insajderi
    08 November 2022 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Finlandë, një vajzë u martua me vëllain e saj nga njerku. Ata fillimisht hezituan t’u tregonin të tjerëve për lidhjen e tyre, por pastaj familjarët i përkrahën ata. Nëna e vajzës Matilda është e martuar për babain e Samulit.

    Matilda dhe Samuli Eriksson fillimisht u përpoqën të fshihnin tërheqjen ndaj njëri – tjetrit, nga frika se marrëdhënia e tyre mund të ishte edhe e paligjshme.

    Ata gjithashtu u përballën me gjykimin e miqve, por prindërit e tyre ishin të lumtur.

    “Prindërit ishin shumë të lumtur për ne që në fillim”, tha Matilda.

    “Unë mendoj se babai i Samulit madje shpresonte që diçka e tillë të ndodhte.”

    Matilda dhe Samuli, u fejuan tetorin e kaluar pas një romance të stuhishme dhe u martuan në korrik pranë Helsinkit, Finlandë.

    Çifti u njohën për herë të parë në vitin 2018 në festën e 50-vjetorit të nënës së Matildës.

    Nëna e Matildas dhe babai i Samulit

    Ata u bënë miq fillimisht pastaj u dashuruan.

    Ajo tha se: “Çdo herë kishim biseda të mira dhe ndjenim lidhjen.

    “Në vitin 2021, ne filluam të shoqëroheshim rregullisht, por fillimisht si miq ose si vëllezër e motra”.

    Ajo tha se ata kishin një “një lloj tërheqjeje magnetike” dhe përfunduan duke u takuar në fundjavë kur ishin jashtë me miqtë.

    Një ditë Samuli më puthi dhe “u përgjigja menjëherë me pasion”, tha ajo për Yahoo Australia.

    Ajo shtoi: “Herën e parë që ndodhi diçka romantike mes nesh, vendosëm që nuk mund të ndodhte më kurrë. Kishim shumë frikë të humbnim miqësinë tonë.”

    In fact their parents started dating after they were already teenage sweethearts.

    Por një javë më vonë ndodhi përsëri dhe “ne thjesht nuk mund të mohonim ndjenjat dhe dashurinë që kishim për njëri-tjetrin”.

    “Unë mendoj se ishte për shkak të konfuzionit që dikush që e kisha quajtur njerkë duhet të quhet tani i dashuri im.”

    Ndryshe, prindërit e tyre filluan të takoheshin pasi ata ishin tashmë të adoleshentë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark