×
  • Lajme
  • Lajme

    U masakrua me thikë – kthehet në rigjykim rasti i 17 vjeçarit nga Prishtina

    Insajderi
    19 January 2020 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka kthyer në rigjykim rastin e Arianit Asllanit, 17 vjeçarit nga Prishtina, i cili në maj të 2019-s ishte goditur mbi 6 herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij D.K në shkollën e mesme të Bujqësisë “Abdyl Frashëri”.

    Seanca e parë pritet të mbahet të hënën (20 janar).

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar e ëma e Ariantit, Lindita Asllani.

    “Me datën 14.01.2020 e kam marr lajmin nga avokati që është vendosur të kthehet në rigjykim lënda. Seanca është caktuar më 20.01.2020. Në orën 14:00 të hënën”, ka thënë Asllani për Insajderin.

    Katër muaj më parë, Lindita Asllani kishte rrëfyer për Insajderi ngjarjen e 2 majit, ku si pasojë përveç djalit të saj, të plagosur kishin mbetur edhe dy nxënës të tjerë.

    Ndiqni rrëfimin e plotë:

    Masakrimi me thikë, drejtësia e cilëson lëndim të lehtë trupor

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark