×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    U mbajt konferenca shkencore për gjuhësi në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit

    Insajderi
    06 May 2023 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më datë 5.5.2023, në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, i zhvilloi punimet Konferenca ndërkombëtare në gjuhësi, “Ligjërimi i shkruar dhe i folur, probleme reale dhe propozime konkrete për zgjidhjen e tyre”.

    Në këtë konferencë, nga Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik, me kontributet e tyre shkencore u paraqiten studiuesit:

    Prof.asoc.dr. Naim Berisha – Leksiku dialektor dhe fjalorët dialektorë.

    Prof.ass.dr. Abdurrahim Maxhuni – Leksiku dialektor në faqet e revistës “Gjuha shqipe”, mundësi për pasurimin e shqipes standarde.

    Prof.ass.dr. Sejdi Gashi – Veçori të termave në medie nga fusha e teknologjisë.

    Prof.ass.dr. Shpresa Ismajli – Ndikimi i anglishtes në përdorimin e shkronjës së madhe në gjuhën shqipe.

    Prof. ass. dr. Faton Krasniqi – Shumëgjuhësia dhe të drejtat gjuhësore në Republikën e Kosovës.

    Ky aktivitet shkencor i zhvilloi punimet në disa seanca paralele, ku u shtruan e u diskutuan një varg çështjesh që lidhen me ligjërimin e shkruar dhe të folur të shqipes.

    Studiuesit e Institutit Albanologjik i prezantuan rezultatet e arritura në studimet e tyre, dhanë ide e propozime për shumë çështje që lidheshin me temën e këtij aktiviteti. Njëkohësisht, u kundërshtuan me argumente shkencore disa qëndrime të pambështetura shkencërisht që lidheshin me standardizimin e shqipes dhe Kongresin e Drejtshkrimit.

    Krahas veprimtarisë shkencore, punonjësit e Institutit Albanologjik të Prishtinës zhvilluan takime me përfaqësues e studiues të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare të Universitetit të Durrësit, dhe me studiues tjerë pjesëmarrës në këtë konferencë. Në këto takime u konstatua se rruga e vetme është bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes të institucioneve tona, si qendra albanologjike me punë dhe synime të përbashkëta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark